Falja e namazit

shihni animacionin kėtu

Merrni animacionin e faljes

Merrni animacionin e faljes
(klikoni me të djathtën pastaj Save Target As...)
 ZIP 1.3 MB

Lexoni këtu
KUSHTET E FESË
(besimi gjendet në zemër, por vërtetohet me vepër)


Për web-masterët
Inkuadroni në faqen tuaj animacionin e faljes së namazit

Vizitoni sajtin e
Kuranit Fisnik
www.KuraniFisnik.net

ENGLISH readers
Learn how to pray HERE:

www.HowDoIPray.com

TRE PYETJE PËR ATEISTËT (PABESIMTARËT)

1. Kush krijoi asgjënë (apo ajo ekzistonte gjithëherë?)
Sigurisht që një hapësirë aq e madhe siç është Universi duhet të ketë patur ndonjë paraardhës? Ose nuk pati aspak paraardhës? Sido që të jetë, hapësira e Universit nuk u gjet aty vetë, rastësisht.
Ne besimtarët besojmë që All-llahu e krijoi atë.

2. Kush krijoi materien (prej asgjësë?)
Po e supozojmë që hapësira që folëm në pikën e parë ka ekzistuar. Po prej saj si u krijua e gjithë ajo masë e materieve të ngurta që formojnë planetet, yjet dhe trupat tjerë qiellorë? Keni përgjigje për këtë?

3. Kush krijoi jetën e parë (a thua ajo u krijua nga materia e pajetë?)
A thua prej materies së pajetë do të mund të ngjallej jeta e parë? Cilat ishin qelizat e para që funksionuan? U bë veza ose pula e para?
Për ne besimtarët është shumë qartë. Kjo s’mund të ndodhte pa komandën e të Lartmadhëruarit Zot. Edhe diçka, përgjigja e "vezës ose pulës" gjendet në Kur'an:

35:11. All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift.
42:11. Ai (Zoti) është Krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t'ju shumojë.

Pra, a nuk po mendoni???

Nebula "Shqiponjë" - ka madhësi prej 9.5 vite drite. (1 sekondë drite = 300.000 km)
Nebula "Shqiponjë"
Ka madhësi prej 9.5 vite drite (89.875.019.800.000 km)
(1 sekondë drite = 300.000 km)

Zoti është më i Madhi!
(All-llahu Ekber!)

PËRMBAJTJA

  • Fjalët e Krijuesit tonë
  • Fjalët e të Dërguarit të Fundit, Muhamedit a.s.
  • Kushtet për vlefshmërinë e namazit
  • Kohërat e faljes
  • Tabela e rekateve
  • Llojet e namazeve
  • Falja e suneteve
  • Thënie të Muhammedit a.s. rreth faljes
  • Krijuesi ynË, All-llahu thotË:

    14. Ka shpëtuar ai që është pastruar,
    15. Që ka përmendur emrin e Zotit të vet dhe që është falur,
    16. Por ju i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
    17. Ndërsa jeta tjetër është më e mirë dhe e përhershme!”

    (ajete nga sureja A’LA)

    1. Kanë shpëtuar besimtarët,
    2. Të cilët gjatë namazit janë të përulur...
    9. Dhe të cilët e ruajnë namazin e tyre
    10. Të tillët janë trashëgimtarët
    11. Trashëguesit e Firdeusit, ku do të banojnë përgjithmonë.

    (ajete nga sureja MU’MINUN)

    lartė

    I dËrguari i Fundit, Muhammedi a.s. ka thËnË:

    “Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i All-llahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe ka korrur sukses. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga farzet (obligimet e domosdoshme), All-llahu i Lartmadhëruar do t'u thotë (melekëve):
    -Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t'ia kisha plotësuar farzin.
    Pastaj edhe veprat tjera do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.”

    Gjithashtu ka thënë:
    “...Shtylla e fesë është namazi...”

    Dhe:
    “...Islam është:
    1. Të dëshmosh se s'ka hyjni tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij;
    2. Ta kryesh faljen;
    3. Ta japish zekatin;
    4. Ta agjërosh muajin Ramadan dhe
    5. Ta kryesh haxhin nëse ke mundësi.”

    lartė

    KUSHTET PËR VLEFSHMËRINË E NAMAZIT

    -Nuk bën të jesh xhunub - i (e) papastruar nga përjetimi seksual ose (vlen vetëm për femrat) e papastruar nga periudha mujore. Që të pastrohesh, duhet ta lash tërë trupin.
    -Nuk bën ta kesh kryer nevojën (qoftë të madhen ose të voglën) dhe të mos e kesh larë vendin me ujë. Nëse je stërpikur (ndotur) me nevojë, duhet ta lash teshën ose të veshish tjetër.
    -Namazi nuk vlen pa marrë abdest. Abdesti mirret kështu: Duke patur për qëllim marrjen e abdestit, thua Bismil-lah dhe i lan nga tre herë: duart, gojën, hundën, fytyrën, krahët deri në bërryl, i fërkon me dorë të lagët flokët dhe veshët, dhe i lan këmbët deri te nyjet. (Gjatë larjes së gjymtyrëve binjake si duart dhe këmbët, së pari ia nis duke larë gjymtyrën e djathtë.)
    -Me një abdest mund të falen disa namaze, ndërsa abdestin e prishin kryerja e nevojës, lëshuarja e gazit, gjumi, etj.
    -Gjatë faljes mashkulli duhet ta ketë të mbuluar trupin së paku prej kërthizës deri te gjunjët, ndërsa femra duhet ta mbulojë tërë trupin, pos fytyrës dhe duarve.
    -Para se ta fillosh faljen, kthehesh kah Kabja dhe vendosesh para ndonjë sutre (sutre mund të jetë muri, druri, shpina e njeriut, guri pak më i madh ose ndonjë objekt tjetër jo i gjallë).
    -Gjatë faljes ndalohet të folurit, të qeshurit, të shikuarit lartë ose anash dhe e gjithë kjo ka për qëllim koncentrimin sa më të madh të falësit, sepse ai vendos kontakt me Krijuesin e tij, i Cili meriton lavd-falënderim dhe frikërespekt të denjë.
    -Para se të fillosh faljen, duhet të kesh për qëllim faljen e kohës së caktuar. Nëse të ndodh që ta falish ikindinë, ndërsa për qëllim ke patur faljen e drekës, duhet ta përsërisish namazin.
    -Namazin e falë në kohën e vetë.

    lartė

    KOHËRAT E FALJES

    1. Sabahu (Fexhr) falet në agim, prej kur fillon dallimi mes errësirës së natës dhe dritës së zbehtë të mëngjesit, dhe vazhdon deri para lindjes së diellit.
    2. Dreka (Dhuhr) falet pasi që dielli lëviz prej zenitit, deri në atë pozitë kur hija e objektit fiton gjatësinë e objektit.
    3. Ikindia (’Asr) falet pas mbarimit të drekës dhe vazhdon deri para perëndimit të diellit.
    4. Akshami (Magrib) fillon pas perëndimit të diellit deri në errësimin e horizontit.
    5. Jacia (’Isha) falet pasi që horizonti errësohet plotësisht, deri para agimit.

    lartė

    TABELA E REKATEVE

    Namazi përbëhet nga pjesët e quajtura rekate.
    Në vazhdim po tregojmë nga sa rekate kanë namazet:

    tabela e rekateve

    lartė

    LLOJET E NAMAZEVE

    Çdo namaz, qoftë farz ose sunnet falet për hir të Zotit dhe askujt tjetër.
    Namazet farz janë obligim nga Zoti për çdo musliman të vetëdijshëm, dhe për mosfaljen e tyre pa shkak pason dënimi në këtë jetë dhe pas vdekjes.
    Namazet sunnet është mirë që të falen ngase ato i ka falur edhe Muhammedi a.s. gjithmonë kur ka patur mundësi. Në tabelë janë cekur 12 rekatet sunnet që Muhammedi a.s. zakonisht i ka falur dhe e ka lavdëruar faljen e tyre duke thënë: “Çdo musliman që vullnetarisht falë 12 rekate gjatë ditës për hir të All-llahut pos farzeve, All-llahu do t’ia ndërtojë një shtëpi në Xhennet.” Ndërsa në një rast ai ka thënë: “Katër rekate para dreke, dy pas dreke, dy pas akshamit, dy pas jacisë dhe dy para sabahut”. Transmetohet se ai ka falur namaz edhe pas ikindisë dhe para akshamit. Ai ka thënë: “Ndërmjet çdo ezani dhe ikameti ka namaz” dhe këtë e ka përsëritur 3 herë, pastaj ka thënë: “Për atë që dëshiron.”
    Namazi i vitrit nuk është mirë të lihet pa falur, edhe pse nuk është farz. Muhammedi a.s. atë nuk e ka lënë pa falur.
    Përveç këtyre namazeve, Muhammedi a.s. ka falur edhe namaze të tjera vullnetare, si për shembull është çuar natën dhe ka falur namaz nate, ose ka falur namaz pas lindjes së diellit, ose kur është zënë dielli, ndërsa ndonjëherë ka falur namaz para se të ndërmarrë ndonjë vendim të rëndësishëm për ndonjë çështje të kësaj bote. Këto janë namaze vullnetare dhe kryerja e tyre edhe pse nuk është e domosdoshme, çmohet shumë.

    lartė

    FALJA E SUNETEVE

    Falja e suneteve dy rekatëshe bëhet si falja e sabahut, ndërsa falja e suneteve katër rekatëshe bëhet si falja e drekës, me atë që duhet patur për qëllim (nijet) faljen e tyre.

    lartė

    Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes

    -Çka mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së ndonjërit prej jush, në të cilin do të lahej për çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të ndytësi? Thanë: -Nuk do të mbetej kurrfarë ndytësie. Lajmëtari a.s. tha: -Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet. (579)

    -Pesë namazet prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë prej njërit deri te tjetri dhe prej një ramazani gjer në ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre, nëse ruheni prej mëkateve të mëdha. (96)

    Abdull-llah ibn Mes'udi r.a. ka thënë: -E kam pyetur të Dërguarin a.s.: Cila punë është më e dashur te All-llahu i Madhëruar? Tha: Namazi në kohën e vet. -I thashë: Pastaj cila? Tha: -Bamirësia ndaj prindërve. -I thashë: Pastaj cila? Tha: -Xhihadi në rrugë të All-llahut. (205)

    Një njeri ka thënë: -O i Dërguar i All-llahut, më trego për një punë që do të më shpie në Xhennet dhe do të më largojë nga Xhehennemi! I Dërguari a.s. tha: -Ta adhurosh All-llahun dhe të mos i shoqërosh asgjë, ta falësh namazin, ta ndash zekatin dhe t'i mbash lidhjet farefisnore. (214)

    -A dëshironi t'ju tregoj se me çka All-llahu i shlyen mëkatet e juaja dhe me çka i lartëson gradat tuaja? Të pranishmit i thanë: -Po, o i Dërguari i All-llahut! I Dërguari a.s. u tha: -Marrja e abdestit edhe atëherë kur është vështirë, shkuarja e shpeshtë në xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është fortifikatë, kjo është fortifikatë. (572)

    -Namazi i njeriut në xhemat është më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpinë e tij apo diku tjetër për njëzet e disa shkallë. Kush merr abdest në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami me të vetmin qëllim që ta falë namazin në xhemat, duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami, e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa i ka marrë kohën namazi. Secilin prej jush e bekojnë engjëjt, derisa të gjendet në vendin ku është falur namazi, ata thonë: "O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin". Engjëjt veprojnë kështu përderisa njeriu të mos fillojë t'u pengojë të tjerëve, apo ta prishë abdestin në xhami. (8)

    -Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është sikurse ai që gjysmën e natës e kaloi në namaz. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është sikurse ai i cili është falur tërë natën. (591)

    Aisheja r.a. ka thënë: I Dërguari a.s. çohej natën (dhe falej) aq gjatë saqë këmbët iu patën ënjtur, andaj unë i thashë: Përse po vepron kështu o i Dërguar i All-llahut, kur t'i ka falur ty All-llahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet? Ai tha: A të mos jem rob falënderues? (70)

    -Kush merr abdest bukur e mirë, pastaj shkon në namaz të xhumasë, atje hesht dhe dëgjon (hutben), i falen mëkatet e bëra ndërmjet dy xhumave dhe tri ditë më tepër. Kush argëtohet në xhami me rërë (dhe gjëra të tjera), e ka zhvlerësuar dobinë e xhumasë. (94)

    -Zotimi i cili na ndan neve dhe ata (pabesimtarët) është namazi, andaj ai që e lë atë ka bërë mosbesim. (97)

    -Për dyfytyrëshit nuk ka namaz më të rëndë se namazi i sabahut dhe i jacisë, e sikur ta dinin se çka ka në ta, do të vinin në xhemat në këto dy namaze edhe rrëshqanas. (93)

    -Kush e fal namazin e sabahut, është nën mbrojtjen e All-llahut, andaj mos i kundërvihet askush kësaj me diçka, sepse kush i kundërvihet kësaj, All-llahu do ta arrijë atë, dhe pastaj do ta gjuajë me fytyrë në zjarr të Xhehennemit. (245)

    -Kush e lë namazin e ikindisë, i humb e tërë puna e tij. (583)

    -Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur t'i kenë shtatë vjet, kurse detyroni me forcë (rrihni) kur t'i bëjnë dhjetë vjet dhe ndajini në shtretër (të veçantë). (199)

    Marrë nga përmbledhja e haditheve “Rijadus-Salihin” (versioni i xhepit).


    Lavd-falënderimi i takon All-llahut,
    qoftë paqja mbi të Dërguarin e Tij
    si dhe mbi të gjithë shërbyesit e mirë të Zotit

    lartė